Detaje nga largimi sekret i Trump nga Turqia, personat që udhëtuan me të në avionin tjetër

Informacione të tjera janë publikuar për ngjarjet e pasdites së 8 korrikut në Turqi, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump u pa teksa hipte në Air Force One, por më pas u largua me një kamion ushqimi dhe vijoi udhëtimin me një avion tjetër. Ky operacion u ndërmor pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kishin siguruar të dhëna për një komplot iranian që synonte sulmimin e presidentit amerikan.

CNN dhe NBC raportojnë se Trump vendosi të shoqërohej vetëm nga një rreth i kufizuar personash, të cilët u vlerësuan si zgjedhja që ofronte siguri më të lartë.

Të lidhura

None found

Në grupin që udhëtoi me presidentin bënin pjesë asistentja Natalie Harp, zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Dan Scavino dhe drejtori i operacioneve të Zyrës Ovale, Walt Nauta.

Për një burim të cituar nga Daily Mail, përfshirja e 35-vjeçares Harp në udhëtimin e sigurt të Trump ishte një vendim i kuptueshëm. Një tjetër burim e përshkroi atë si “zgjedhja e parë” të presidentit për ta pasur pranë.

Duke folur për raportin mes Trump dhe Harp, burimi deklaroi se “nuk ka askënd më afër presidentit në ekipin e tij”. Ajo njihet edhe me cilësimin “printerja e tij njerëzore”, për shkak se zakonisht i dorëzon presidentit kopje të printuara të artikujve dhe postimeve në mediat sociale që ai dëshiron të lexojë.

Harp, Nauta dhe Scavino u cilësuan si “tre truprojat” e Trump nga një burim tjetër që kishte dijeni për operacionin.

Në Air Force One qëndruan Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessant, Zëvendës Shefi i Stafit Stephen Miller dhe Drejtori i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Stephen Chang.

Sipas CBS, qëndrimi i Rubios dhe Bessant në bordin e Air Force One synonte të mbronte linjën e trashëgimisë nëse Trump do të pësonte diçka.

Në rast se presidenti do të humbiste jetën ose do të ishte i paaftë për të ushtruar detyrën, përgjegjësinë do ta merrte zëvendëspresidenti J.D. Vance. Pas tij renditen Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidenti pro tempore i Senatit, ndërsa më tej në linjën e trashëgimisë janë Sekretari i Shtetit dhe Sekretari i Thesarit.

Burime të referuara nga rrjete ndërkombëtare bëjnë të ditur se Rubio dhe Bessant e njihnin itinerarin alternativ dhe sekret të ndjekur nga Trump.

Një burim pranë Rubios deklaroi se “disa anëtarë të kabinetit ishin të gatshëm të rrezikonin jetën e tyre për presidentin”, ndërsa shtroi pyetjen: “A mund të thuhet e njëjta gjë për të gjithë në aeroplan?”

Po i njëjti burim pohoi se zyrtarë të lartë të kabinetit, mes tyre edhe Rubio, e dinin se Trump nuk gjendej në Air Force One. Megjithatë, as ata “nuk ishin të sigurt” se cilët persona të tjerë po udhëtonin përkrah presidentit.

Në fluturimin që u përdor si një “parandalim” ndaj një sulmi të mundshëm nga Irani ndodheshin gjithashtu Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Needham, Sekretari i Stafit të Shtëpisë së Bardhë Will Scharf, shkruesi i fjalimeve Ross Worthington, asistenti personal i Trump Chris Ambrosini dhe Zëvendës Shefi i Stafit Richard Walters.


Shtuar 13.08.2026 07:35

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetWettseitenAnkara escortcasibom güncel girişwettseitenAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetoslobetoslobetmarsbahiscasibommarsbahiscasibombetsmove girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş