Doni armë zjarri? Tani mund të aplikoni në e-Albania për vetëm 200 lekë (FOTO LAJM)

Për t’u pajisur me armë zjarri, sot është me e lehtë se kurrë.

Nga sot mund të aplikoni edhe nëpërmjet portalit e-Albania ku listohen edhe kriteret dhe hapat e procedurave që duhen plotësuar për të marrë një të tillë.

Vlefshmëria qëndron deri në 6 muaj pas lëshimit të autorizimit, ndërsa aplikimi kushton vetëm 200 lekë të reja

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti

  1. Raporti i komisionit mjeko-ligjor
    2. Certifikata e aftësimit teorik dhe praktik (lëshuar nga një subjekt i licencuar për këtë veprimtari
    3. Fotografi e personit me përmasa 4*6 cm
    4. Mandat pagesë

 


Shtuar 2.08.2021 08:12