Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollist i Fenerbahçes, pasi klubi turk ka përfunduar transferimin e sulmuesit me përvojë nga Napoli.
Belgu ka arritur akord për një kontratë 1+1-vjeçare. Mbërritja e tij në Stamboll pritet në orën 22:00, në aeroportin Sabiha Gokçen.
Të lidhura
None found
Pas zyrtarizimit, Lukaku iu drejtua për herë të parë tifozëve të Fenerbahçes, duke treguar emocionet që po përjeton për rikthimin e tij në Turqi.
Sulmuesi deklaroi se ndihet shumë i nderuar që po i bashkohet klubit dhe se do të bëhet pjesë e një skuadre me histori madhështore. Ai premtoi se do të japë maksimumin për ta ndihmuar ekipin, si gjatë stërvitjeve, ashtu edhe në ndeshje, ndërsa theksoi se është 100 për qind i gatshëm.
Lukaku shtoi se po kthehet në Turqi pas shumë vitesh dhe se ky do të jetë një çast mjaft emocionues për të. Belgu u shpreh gjithashtu i lumtur që rikthimi po realizohet pikërisht me Fenerbahçen.
Raportimet bëjnë të ditur se Fenerbahçe do t’i paguajë Napolit 6 milionë euro për huazimin e Lukakut. Marrëveshja përmban edhe një opsion me vlerë 2 milionë euro për blerjen përfundimtare të sulmuesit 33-vjeçar.
Transferimi i Lukakut pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën për Vedat Muriqin, i cili do të duhet të punojë për të siguruar një vend në formacionin titullar.
