Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër S.S., të cilin e ngarkon me veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Të lidhura
None found
Në aktakuzë thuhet se më 06 prill 1999, në fshatin Reznik të Vushtrrisë, S.S., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe S.T., i dënuar më herët nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, disa nga viktimat u dogjën të gjalla, ndërsa trupat e disa të tjerave u dogjën pasi ato ishin vrarë.
S.S. akuzohet gjithashtu se, në bashkëkryerje me persona të armatosur, hyri në banesat e familjeve shqiptare, ku kreu plaçkitje dhe më pas u vuri zjarrin shtëpive.
Çështja është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shqyrtim, ndërkohë që i pandehuri vazhdon të mbahet në paraburgim.
