Manchester City zyrtarizon rikthimin e Geronimo Rullit

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e portierit Geronimo Rulli nga Marseille. Argjentinasi ka firmosur një marrëveshje dyvjeçare, duke nisur kështu etapën e tij të dytë në klub pas qëndrimit gjatë sezonit 2016/17.

Klubi anglez lëvizi menjëherë për të siguruar zëvendësuesin e James Trafford, i cili u largua drejt Leeds United për një shumë rreth 50 milionë euro.

Të lidhura

None found

Për transferimin e Rullit nga Marseille raportohet se Manchester City ka paguar 3.5 milionë euro.

“Portieri me përvojë të jashtëzakonshme është transferuar në Etihad nga klubi francez Marseille dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, e cila e mban atë deri në verën e vitit 2028”, bëri të ditur City në njoftimin zyrtar.

Pas firmosjes, Rulli u shpreh: “Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua dhe një që më është dashur ta shfrytëzoj… çdo profesionist dëshiron të jetë në një mjedis me performancë të lartë dhe mezi pres të filloj”.

Drejtori i futbollit, Hugo Viana, nënvizoi eksperiencën e 34-vjeçarit dhe deklaroi se ai do të krijojë një treshe të fuqishme me Gianluigi Donnarumma dhe Marcus Bettinelli.

Në karrierën e tij të suksesshme, Rulli ka fituar Kupën e Botës 2022, ndërsa në vitin 2021 triumfoi me Villarrealin në Ligën e Evropës, në finalen kundër Manchester United.

Gjatë sezonit të kaluar, ai regjistroi 39 paraqitje për Marseille dhe e mbajti portën të paprekur në nëntë ndeshje. Portieri ishte gjithashtu pjesë e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgrandpashabet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet