Google Earth mundëson manipulimin e pamjeve satelitore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e dezinformimit

Google ka prezantuar një mjet të ri të inteligjencës artificiale që u jep përdoruesve mundësinë të vendosin elemente të ndryshme dhe të krijojnë pamje të rreme mbi imazhet satelitore të Google Earth.

Të lidhura

None found

Gjeneratori i imazheve me AI, Nano Banana 2, tashmë është integruar në Google Earth. Përmes komandave të shkruara, përdoruesit mund të ndërtojnë skenarë të fabrikuar duke u bazuar në pamje reale satelitore, ajrore ose 3D, ndërsa rezultatet mund t’i shkarkojnë dhe t’i publikojnë në platforma të tjera.

Ky funksion ka shkaktuar shqetësim te ekspertët, të cilët paralajmërojnë se pamjet e prodhuara mund të përdoren për të përhapur dezinformim. Për shkak se ruajnë pamjen e hartave të Google, ato mund të duken më të besueshme dhe të ndikojnë në opinionin publik, veçanërisht në duart e aktorëve keqdashës.

Gjatë provave të realizuara nga BBC Verify, u krijuan ndër të tjera pamje të rreme të Kullës Eiffel të shembur, të një grope gjigante që përpinte Piramidën e Madhe të Gizës dhe të tankeve ruse në qendër të Kievit. Funksioni u vu në dispozicion të enjten.

Google nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të BBC Verify për rezultatet e testimeve. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, kompania tha se “e merr shumë seriozisht dezinformimin” dhe se “ndalon krijimin e imazheve për tema të dëmshme, ndërsa përditëson vazhdimisht masat mbrojtëse”.

Henk van Ess, ekspert i inteligjencës artificiale dhe dezinformimit, demonstroi rreziqet e këtij mjeti duke krijuar imazhe të një centrali bërthamor të paekzistueshëm në Iran, të një kampi refugjatësh në kufirin SHBA-Meksikë dhe të një spitali të rremë në Gaza, pranë të cilit shfaqej edhe një krater bombe.

Sipas Van Ess, Google po bën të mundur që pamjet e “trilluara” të vendosen mbi koordinata reale dhe të lidhen me imazhe autentike satelitore.

“Falsifikimi nuk ka nevojë të duket bindës më vete. Ai fiton besueshmëri nga harta mbi të cilën është krijuar”, tha Van Ess.

Kompania Google deklaron se përmbajtjet e krijuara me mjetet e saj të inteligjencës artificiale përmbajnë një filigran të padukshëm, i cili tregon nëse imazhi është manipuluar ose prodhuar me AI. Përdoruesit që dyshojnë për vërtetësinë e një pamjeje mund ta kontrollojnë atë përmes aplikacionit Gemini ose funksionit Google Lens.

Megjithatë, testet e BBC Verify treguan se, ndonëse mjetet funksionojnë në shumicën e rasteve, mekanizmat e kontrollit mund të anashkalohen. Në disa raste, Gemini identifikoi si reale pamje të rreme të krijuara përmes Google Earth.

As disa programe të jashtme që përdoren për zbulimin e përmbajtjeve të krijuara me AI nuk arritën t’i dallonin këto imazhe si të manipuluara.

Henry Ajder, studiues i përmbajtjeve të prodhuara me inteligjencë artificiale, tha për BBC Verify se falsifikimi i pamjeve nga zonat e konfliktit mund të ketë pasoja veçanërisht destabilizuese. Sipas tij, rreziku shtohet kur ngjarjet zhvillohen me shpejtësi dhe informacioni i disponueshëm është i kufizuar.

“Gazetarët mund ta verifikojnë një imazh përpara se ta raportojnë, por jo të gjithë do ta bëjnë këtë”, u shpreh Ajder.

Google thekson se modeli i saj i inteligjencës artificiale ka rregulla që ndalojnë krijimin e imazheve për tema të dëmshme. Por BBC Verify konstatoi se këto kufizime mund të kapërcehen duke ndryshuar pak mënyrën e formulimit të kërkesave.

Një kërkesë për të krijuar një platformë ekzekutimi pranë Parlamentit britanik u refuzua nga sistemi. Por kur kërkesa u paraqit në një formë më të përgjithshme, ajo u pranua dhe imazhi u gjenerua.

Image

Në një tjetër provë, sistemi nuk pranoi të krijonte një pamje ku emri “Trump” ishte kositur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, ai lejoi prodhimin e një imazhi të një kopshti komunitar në të njëjtin lokacion.

Ajder vlerësoi se, në një periudhë kur interneti po mbushet me materiale të krijuara nga inteligjenca artificiale, platformat e konsideruara tradicionalisht të besueshme dhe të paprekura nga AI kanë rëndësi të veçantë. Kjo vlen sidomos për gazetarët dhe personat që punojnë në zona krizash.

“Është shqetësuese, sepse edhe një tjetër burim tradicionalisht i besueshëm informacioni po vihet në dyshim nga mundësia që përmbajtja të jetë krijuar me AI”, tha ai.

Për një numër të madh përdoruesish, Google Earth mbetet burimi kryesor për aksesin në pamjet satelitore publike dhe përdoret për shqyrtimin e zonave ku arritja fizike është e vështirë.

Bill Greer, analist gjeohapësinor dhe bashkëthemelues i organizatës jofitimprurëse Common Space, deklaroi për BBC Verify se kjo teknologji mund të dëmtojë rëndë besimin e publikut. Ai vuri në dukje se pamjet satelitore janë konsideruar historikisht ndër burimet më të besueshme të informacionit.

Greer shtoi se pamjet satelitore të falsifikuara janë përdorur edhe më herët për përhapjen e dezinformimit. Sipas tij, ndërsa qeveritë po kufizojnë gjithnjë e më shumë qasjen në të dhënat reale, mund të shtohen imazhet e rreme dhe të pakësohen pamjet autentike, duke e dobësuar edhe më tej besimin e publikut. /BBC/


Shtuar 11.08.2026 12:15

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlike girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom