EMRAT/ Shembja e pallatit në Himarë, lejuan ndërtimin pa leje, AMP procedon 4 policë për shpërdorim detyre

Pas prishjes nga IKMT-ja të një godine pesëkatëshe të ndërtuar pa leje në Himarë, si dhe arrestimit në flagrancë nga Policia e Shtetit të poseduesit të saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka nisur hetimet për përgjegjësitë e punonjësve të policisë që lidhen me rastin.

Hetimi i deritanishëm ka nxjerrë në pah përfshirjen e zinxhirit drejtues të strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, janë proceduar katër punonjës të Policisë së Shtetit.

Të lidhura

None found

Mes tyre janë Emiljano Prenga, aktualisht Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndërsa më parë ka ushtruar të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Himarë, dhe Klodian Petani, Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, i cili më herët ka mbajtur këtë funksion në Himarë. Të dy janë ndaluar.

Procedimi penal përfshin gjithashtu Ferit Merkajn, Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë dhe ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, si dhe Redin Çaushajn, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë. Të dy ishin shpallur në kërkim.

Gjatë vijimit të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim u paraqitën dhe u ndaluan me iniciativë. Në të njëjtën kohë, dy të tjerët nuk u gjetën në banesat e tyre dhe, edhe pse ishin njoftuar, nuk u paraqitën pranë strukturave përkatëse.

Për këta të fundit u përfunduan procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP njofton se hetimet vijojnë me synim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për personat e përfshirë.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetine girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom