Protesta popullore e ditës së 72-të është mbyllur para godinës së Kryeministrisë, aty ku kishte nisur edhe tubimi i sotëm.
Pas një marshimi në disa prej akseve kryesore të Tiranës, protestuesit u rikthyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke përmbyllur aksionin qytetar të kësaj dite.
Të lidhura
None found
Gjatë lëvizjes nëpër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, qytetarët përsëritën thirrjet e tyre, ndërsa në përfundim shprehën vendosmërinë për të vijuar qëndresën dhe për të mos u tërhequr.
Minutat e fundit të tubimit u shoqëruan me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.
