Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromisi më i mirë, ndërsa tani synohet zhbërja e gjuhës shqipe

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi në emisionin “Click” të “RTV21” se Marrëveshja e Ohrit përbënte zgjidhjen më të përshtatshme për rrethanat e asaj kohe, duke e cilësuar atë si rezultat të një kompromisi mes palëve.

Të lidhura

None found

Ahmeti shpjegoi se marrëveshja u arrit në një periudhë kur palët ishin në konflikt të armatosur, ndërsa në terren zhvilloheshin luftime dhe bombardime. Sipas tij, në këtë proces u përfshi edhe komuniteti ndërkombëtar, ndërsa delegacioni i parë me të cilin u takuan ishte ai i NATO-s.

“Në atë kohë nuk kishte zgjidhje më të mirë se Marrëveshja e Ohrit. Ajo ishte një marrëveshje kompromisi, pasi palët ndërluftuese po përballeshin me luftime të ashpra, bombardime dhe ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Lideri i BDI-së theksoi gjithashtu se dokumenti është firmosur në dy faqe të veçanta.

“Marrëveshja është nënshkruar në dy faqe të ndryshme”, u shpreh Ahmeti.

Duke folur për gjendjen e shqiptarëve në atë periudhë, ai tha se atyre u ishte mohuar çdo e drejtë në vendin e tyre.

“Për shqiptarët ishte mohuar çdo e drejtë në vendin e vet. Për ta bërë më të qartë për publikun, eksperimenti laboratorik anti-shqiptar i Beogradit ishte instaluar në Shkup”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit përmbushi kërkesat e shqiptarëve, përfshirë zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe të simboleve kombëtare.

Ahmeti tha se lufta iu imponua shqiptarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni.

Ai kritikoi denigrimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se në këtë proces kanë kontribuar edhe shqiptarët. Sipas tij, partitë politike shqiptare nuk duhet ta përsërisin më këtë gabim.

“Pa e fituar legjitimitetin, këta marrin pjesë vetëm për të zënë kolltukë në qeverisjen e vendit, pa realizuar asnjë kërkesë të shqiptarëve dhe pa përmbushur asnjë detyrim të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se, për sa kohë badenteri varet nga deputetët e Frontit Europian, ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të miratohet.


Shtuar 10.08.2026 22:09

matbetJojobetJojobetHoliganbetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetkralbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgrandsaphirebet girişCasibomCasibomJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom