Një Jet Ski është bllokuar në Ksamil, pasi drejtuesi i tij u fut në perimetrin e sigurisë të përcaktuar për pushuesit. Për këtë shkelje, ai u ndëshkua me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj.
Rasti u evidentua gjatë patrullimit të kryer nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në hapësirën detare pranë “Bar Bistro”. Policia bëri të ditur se mjeti lundrues kishte depërtuar në zonën e mbrojtur të plazhit, duke vënë në rrezik personat që ndodheshin aty.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të veprimeve administrative, autoritetet bllokuan Jet Ski-n, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet P. S., u gjobit me 500, 000 lekë të rinj.
Policia u kërkon përdoruesve të mjeteve lundruese të zbatojnë rregullat e lundrimit dhe të mos cenojnë perimetrat e sigurisë. Kontrollet përgjatë bregdetit do të vazhdojnë për të parandaluar incidentet dhe për të garantuar mbrojtjen e pushuesve.
