Përplasen katër automjete pranë HEC Kozjakut, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë zinxhiror, ku u përfshinë katër automjete pranë “HEC Kozjak”, njoftoi MPB-ja.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, më 09.08.2026, në orën 16:00, SPB Shkup është informuar për një aksident trafiku në rrugën rajonale që çon drejt HEC Kozjakut, në zonën e fshatit Varvarë, në rrethinën e Shkupit.

Në përplasje janë përfshirë automjeti i udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.Xh.(19) nga fshati Cërn Vërv, rrethina e Shkupit; automjeti i udhëtarëve “Seat” me targa të Shkupit, nën drejtimin e D.A.(31) nga fshati Batinc, rrethina e Shkupit; automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.S.(63) nga fshati Malçishtë, rrethina e Shkupit; si dhe automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, që drejtohej nga N.L.(47) nga Shkupi.

B.R.(18), nga fshati Batincë i rrethinës së Shkupit, i cili udhëtonte si bashkudhëtar në automjetin “Golf”, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lëndime trupore kanë marrë edhe katër drejtuesit e automjeteve, si dhe B.O.(30) nga fshati Paligrad, rrethina e Shkupit, dhe S.L. nga Shkupi, të cilët ishin bashkudhëtarë në automjetet “Golf” dhe “Ford”. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në ISHP “Shën Naum i Ohrit”.

MPB-ja bëri të ditur se këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Shkup./Telegrafi/


Shtuar 10.08.2026 21:04

matbetJojobetJojobetHoliganbetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetkralbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetcasibommarsbahiscasibomslotday girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom