Morina: Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit do të ishte i paimagjinueshëm

Paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ujërat e Kosovës dhe mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhat e lumenjve janë analizuar nga inxhinieri hidroteknik Mumin Morina.

Të lidhura

None found

Morina ka shpjeguar se, në aspektin teknik, një shtet mund të ndërtojë brenda territorit të tij vepra hidroteknike që ndikojnë në rrjedhën e një lumi. Megjithatë, ai ka vlerësuar se në rrethanat e sotme një veprim i tillë do të ishte i vështirë dhe i papranueshëm, për shkak të konventave dhe normave ndërkombëtare.

“Nga pikëpamja inxhinierike dhe teknike, një ndërhyrje e tillë është e mundur. Brenda shtratit të një lumi dhe në territorin e një shteti mund të ndërtohen vepra hidroteknike për qëllime të ndryshme. Por, duke pasur parasysh situatën aktuale, është e paimagjinueshme që kjo të ndodhë”, ka deklaruar Morina.

Ai ka nënvizuar se përdorimi dhe administrimi i ujërave ndërkufitare rregullohet sot nga një numër i madh konventash ndërkombëtare.

Sipas Morinës, lumenjtë kanë burimin e tyre dhe rrjedhin në bazë të gravitetit, ndaj nuk mund të kufizohen në mënyrë arbitrare. Çdo ndërhyrje nëpërmjet veprave hidroteknike, ka thënë ai, duhet të kryhet duke marrë në konsideratë pasojat që mund të shkaktojë.

Duke iu referuar liqenit të Ujmanit, inxhinieri ka kujtuar se projekti i këtij akumulacioni është hartuar në kohën e ish-Jugosllavisë, ndërsa ndërtimit i kanë paraprirë analiza të shumta teknike.

“Për ndërtimin e Ujmanit janë kryer shumë analiza. Projekti e ka origjinën në periudhën e Jugosllavisë dhe nuk është menduar të shërbejë në një mënyrë të tillë apo të shkaktojë pasoja ndaj një shteti tjetër”, ka thënë Morina.

Ai ka theksuar se çdo projekt që mund të ndryshojë drejtimin ose të rrezikojë prurjet e ujit drejt një shteti fqinj duhet të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe të marrë edhe miratimin e vendit fqinj.

“Çdo vepër që devijon ose rrezikon prurjen e ujit drejt shtetit fqinj duhet t’i respektojë konventat ndërkombëtare, por për të nevojitet edhe leja e shtetit fqinj”, është shprehur ai.

Morina ka shtuar se realizimi i një nisme të tillë nuk mund të mbështetet vetëm te një studim fizibiliteti. Sipas tij, janë të domosdoshme edhe vlerësime të tjera, mes tyre studimet për ndikimin në mjedis.

“Nuk mund të mjaftohemi me një studim fizibiliteti nëse nuk ekzistojnë edhe studimet për ndikimin në mjedis. Këto janë çështje të kufizuara, pavarësisht fuqisë që mund të ketë një shtet”, ka përfunduar Morina.


Shtuar 10.08.2026 20:06

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombovbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom