MSH: Rasti në Gostivar të shqyrtohet nga institucionet pa ndikime politike

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas kallëzimit penal të paraqitur nga LSDM-ja ndaj ministrit Sasho Klekovskit, duke theksuar se çdo person ka të drejtë ligjore të bëjë një denoncim kur konsideron se ekzistojnë arsye për një veprim të tillë.

Të lidhura

None found

Ministria kërkon që të gjitha pretendimet të analizohen nga institucionet përgjegjëse në mënyrë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe të paanshme.

Për rastin në fjalë tashmë po vepron Prokuroria Themelore Publike. MSH-ja dhe institucionet shëndetësore kompetente deklarojnë se do të ofrojnë bashkëpunim të plotë, duke dorëzuar pa vonesë çdo të dhënë, analizë apo dokument të kërkuar.

Sipas Ministrisë, sistemi shëndetësor në Gostivar reagoi me kohë, pacientëve iu sigurua kujdesi i nevojshëm, ndërsa qytetarët u njoftuan për situatën. Institucioni nënvizon se shëndeti publik nuk duhet të përdoret si pjesë e përplasjeve të zakonshme politike.

MSH-ja vlerëson se përpjekja e LSDM-së për ta trajtuar rastin si çështje partiake nuk ndihmon në sqarimin e rrethanave. Sipas saj, në vend të deklarimeve politike dhe konferencave për media, institucioneve duhet t’u lihet hapësira për ta përmbyllur procedurën pa ndërhyrje.

Ministria thotë se do ta vijojë punën me transparencë dhe përgjegjësi, ndërsa objektivat kryesore mbeten funksionimi i sistemit shëndetësor, garantimi i shëndetit të qytetarëve dhe zbardhja e plotë e rastit mbi bazën e provave.


Shtuar 10.08.2026 18:28

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomelitcasino girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom