Detyrimet e bashkive dhe ministrive arrijnë në 7.83 miliardë lekë, rritje me 2 miliardë lekë nga fundi i 2025-ës

Stoku i detyrimeve të prapambetura vijoi të zgjerohej edhe gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2026, pas uljes së ndjeshme të regjistruar në fund të vitit të kaluar. Në përfundim të qershorit, borxhet arritën në rreth 7.83 miliardë lekë, ose afro 2 miliardë lekë më shumë se në dhjetor 2025.

Të dhënat tregojnë se në fund të marsit bashkitë dhe ministritë kishin 6.93 miliardë lekë detyrime, ndërsa në fund të vitit 2025 shifra ishte 5.83 miliardë lekë.

Të lidhura

None found

Pjesën më të madhe të rritjes së faturave të papaguara ndaj bizneseve dhe kreditorëve e ka krijuar qeverisja qendrore. Detyrimet e saj u rritën nga 1.86 miliardë lekë në 3.31 miliardë lekë, duke shënuar një shtesë prej afro 1.45 miliardë lekësh. Brenda këtij grupi, rritja më e fortë lidhet me detyrimet për mirëmbajtje, ndërsa pagesat e prapambetura për investime pësuan një rënie të lehtë.

Në nivel vendor, vlera totale e detyrimeve arriti në 3.11 miliardë lekë. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se Bashkia Kavajë kryeson me stokun më të lartë të borxheve, në vlerën 719.3 milionë lekë. Më pas renditen Tirana, Pogradeci, Dimali dhe Cërriku, me detyrime që variojnë nga 140 mln deri në 280 mln lekë.

Fakti që detyrimet e prapambetura janë shtuar, ndërkohë që buxheti ka regjistruar suficit të lartë, ngre pikëpyetje për mënyrën e zbatimit të shpenzimeve publike dhe respektimin e disiplinës së pagesave ndaj kontraktorëve.

Edhe pse teprica e të ardhurave mund të përdorej për reduktimin e faturave të papaguara, institucionet kanë vijuar të krijojnë detyrime të reja. Si pasojë, pagesat për mallra, shërbime, investime dhe kategori të tjera shpenzimesh janë shtyrë.


Shtuar 10.08.2026 18:32

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomelitcasino girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom