Zjarr masiv në Angli, policia britanike paralajmëron shoferët: Lini automjetet për të shpëtuar

Policia britanike u bëri thirrje urgjente drejtuesve të mjeteve që të largoheshin nga makinat e tyre “nëse donin të qëndronin gjallë”, pasi një furgon u përfshi nga flakët një ditë më parë dhe shkaktoi një zjarr të përmasave të mëdha në New Forest, mes shkurreve dhe bimësisë së tharë nga temperaturat e larta.

Të lidhura

None found

Forcat e rendit bllokuan qarkullimin në rrugë, ndërsa udhëtarët u udhëzuan të zhvendoseshin në anët e saj. Një efektiv deklaroi se “makinat e pambikëqyrura janë praktikisht bomba kur shpërthejnë”. Sipas tij, dyshohet se furgoni mori flakë teksa ndodhej në rrugë, duke ndezur menjëherë shkurret përreth.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Hampshire bëri të ditur se ekipet do të vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje. Më shumë se 20 mjete zjarrfikëse janë angazhuar në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas raportimeve të mediave britanike, shërbimet zjarrfikëse morën më shumë se 160 telefonata emergjence gjatë këtij episodi tronditës.

Gjatë këtij viti, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar zjarre të shumta pyjore, të nxitura nga disa valë të nxehti me temperatura rekord.

Disa prej vatrave kanë sjellë evakuime masive të urdhëruara nga autoritetet, si dhe dëmtime të pronave dhe habitateve të mbrojtura.

Për përballimin e shumë prej këtyre zjarreve është nevojitur ndërhyrja e koordinuar e disa agjencive. Ndërkohë, autoritetet zjarrfikëse kanë ngritur nivelet e rrezikut dhe kanë publikuar paralajmërime, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.


Shtuar 10.08.2026 15:58

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomherkülbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio