Rrustemi: Konstituimi i Kuvendit nuk sjell dobi pa marrëveshje për Presidentin

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit nuk do të kishte dobi nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Të lidhura

None found

Në emisionin Kosova Live në T7, ai vlerësoi se një hap i tillë do ta hapte menjëherë një “fushatë elektorale”.

“Nuk jep dobi ajo. Pastaj ajo është fushatë elektorale. Çdo ditë që kalon pastaj ti e di që je afër zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Sipas Rrustemit, marrëveshja mund të arrihet, por kjo varet nga ekzistenca e vullnetit politik.

“Dy ditë më parë thanë jemi shumë afër, më pas thanë jemi shumë larg. Unë nuk e di sa afër e sa larg mund të jemi. Në pikëpamjen tonë është e mundur që shumë shpejt të kemi një marrëveshje nëse ka vullnet politik”, deklaroi deputeti i LVV-së.

Ai shtoi se palët duhet fillimisht të bien dakord për një President konsensual dhe më pas të diskutojnë mbi mënyrën e partneritetit ose të bashkëpunimit.

“Duhet të pajtohemi për President konsensual dhe të ulemi të flasim për formatin e partneritetit apo bashkëpunimit”, tha Rrustemi.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomhititbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio