Prodhuesi britanik i automjeteve të luksit, Aston Martin, ka marrë vendimin të transferojë kontrollin mbi shumicën e të drejtave të markës së tij, në një përpjekje për t’i bërë ballë trysnisë financiare.
Të lidhura
None found
Firma ra dakord t’ia dorëzojë 50.1% të të drejtave të markës për sektorin jo-automobilistik grupit amerikan Authentic Brands, si element i një pakete financimi prej 550 milionë paundësh (rreth 738 milionë dollarë), të drejtuar nga HPS Investment Partners.
Marrëveshja copëzon emrin Aston Martin në dy sfera: njëra do të vijojë të përfaqësojë automobilat dhe praninë në Formula 1, ndërsa tjetra do të mbulojë mallrat e modës, aksesorët, sendet promocionale dhe liçensimet e tjera.
E famshme për veturat sportive luksoze dhe lidhjen me sagën e James Bond, Aston Martin po lufton prej vitesh me probleme financiare dhe shpenzime të mëdha për zhvillim.
Kompania pret që kjo marrëveshje t’i ofrojë fondet e domosdoshme për të mbajtur gjallë operacionet.
