ASH kritikon spotin për 35-vjetorin: Shqiptarët përjashtohen, shqipja nuk përdoret

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar spotin e publikuar nga Qeveria për 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit. Sipas ASH-së, shqiptarët pothuajse nuk janë përfshirë fare në këtë material, ndërsa gjuha shqipe është lënë tërësisht jashtë tij.

Të lidhura

None found

Nga kjo parti e cilësojnë të papranueshëm faktin që një përmbajtje zyrtare, e financuar edhe me taksat e qytetarëve shqiptarë, të mbështetet në një rrëfim njëetnik dhe të krijojë përshtypjen se shteti i takon vetëm një komuniteti.

ASH-ja thekson se shqiptarët kanë qenë pjesë e pandashme e zhvillimeve kryesore politike dhe shoqërore në vend, duke nisur nga periudha e pavarësimit dhe ngritja e institucioneve demokratike, deri te anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian. Sipas partisë, kontributi i tyre në sferën politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe shoqërore është i pakontestueshëm, ndaj nuk mund të shpërfillet ose të zhduket nga narrativa zyrtare shtetërore.

Aleanca për Shqiptarët i kërkon Qeverisë ta tërheqë spotin dhe ta zëvendësojë me një material të ri, dinjitoz, përfaqësues dhe gjithëpërfshirës. Në të, sipas ASH-së, duhet të respektohet gjuha shqipe dhe të paraqitet denjësisht roli i shqiptarëve në historinë, ndërtimin dhe realitetin e sotëm të shtetit.

Partia shpreh gjithashtu keqardhje për mungesën e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, të cilët, siç thuhet në reagim, zgjedhin të heshtin edhe kur cenohen drejtpërdrejt dinjiteti, identiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve. ASH-ja nënvizon se shteti u përket të gjithë qytetarëve dhe se kjo duhet të reflektohet edhe në simbolikën shtetërore.


Shtuar 10.08.2026 14:47

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomhazbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio