Analizat më të fundit të autoriteteve tregojnë se thuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut përballet me indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret.
Të lidhura
None found
Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, jashtë këtij niveli rreziku mbeten vetëm zonat më të larta të Sharrit.
Ali njofton se analiza e fundit e MKFFIS – Sistemit Informativ Maqedonas për Zjarret në Pyje, e realizuar më 10 gusht 2026, në orën 12:45, evidenton indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret në pothuajse të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të pjesëve më të larta të Sharrit. Ai thekson se aktualisht nuk ka zona ku ky indeks vlerësohet si shumë i lartë, por në të gjithë territorin e shtetit vazhdon të ekzistojë mundësia e zjarreve në ambiente të hapura dhe e zjarreve pyjore me intensitet të lartë.
