Zjarr i fuqishëm në Atikë, evakuohet Agios Stylianos ndërsa 172 zjarrfikës përballen me flakët

Një vatër e re zjarri u shfaq mëngjesin e së hënës në juglindje të Athinës, e favorizuar nga erërat e forta që po ndihmojnë përhapjen e flakëve.

Të lidhura

None found

Flakët ranë në zonën e Kouvarasit, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit grek, në rajonin e Atikës. Shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se në terren ndodhen të paktën 172 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete. Forcat tokësore po mbështeten nga dy avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë.

Përballja me zjarrin po zhvillohet në kushte të vështira, pasi shpejtësia e erës i kalon 70 kilometra në orë. Për shkak të rrezikut që flakët të përhapen drejt zonave të banuara, autoritetet e mbrojtjes civile urdhëruan largimin e banorëve nga fshati Agios Stylianos, pranë vatrës. Kjo është vatra e dytë e madhe e regjistruar pranë Athinës gjatë kësaj vere.

Dhjetë ditë më parë, në veriperëndim të kryeqytetit grek, një tjetër zjarr përfshiu më shumë se 11 mijë hektarë pyje me pisha dhe sipërfaqe bujqësore. Erërat, të cilat arritën deri në 130 kilometra në orë, bënë që zjarrfikësve t’u duheshin pesë ditë për ta vënë situatën nën kontroll. Gjatë operacionit, dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri humbën jetën pas përplasjes me një tjetër mjet ajror.

Greqia vijon të jetë në gatishmëri ekstreme, ndërsa disa rajone janë shpallur me rrezikshmëri shumë të lartë për zjarre. Sipas ekspertëve, zjarret në Atikë po shfaqen më shpesh dhe me intensitet më të madh.

Mes viteve 2017 dhe 2026, gjithsej 15 zjarre të mëdha kanë shkatërruar 42 për qind të sipërfaqes së përgjithshme pyjore të rajonit. Shkencëtarët e lidhin rritjen e numrit të zjarreve në Greqi dhe në zonën e Mesdheut me ndryshimet klimatike.


Shtuar 10.08.2026 12:58

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibommatbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio