Ayyoub Bouaddi është një hap më afër kalimit te Manchester City, pasi ka gjetur akordin për kushtet personale me kampionët e Anglisë.
Të lidhura
None found
Fabrizio Romano raporton se përfaqësuesit e mesfushorit 18-vjeçar kanë përfunduar negociatat për kontratën me klubin nga Manchesteri.
Pas marrëveshjes së arritur me lojtarin, çështja kryesore tani mbetet gjetja e një dakordësie mes Manchester Cityt dhe Lille për tarifën dhe formulën e transferimit.
Diskutimet mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, me synimin për të finalizuar operacionin.
Bouaddi shihet si një nga emrat më premtues të futbollit francez dhe dëshiron që kalimi te Manchester City të realizohet pa vonesa.
Raportimet bëjnë të ditur se mesfushori nuk ka ndërmend të presë deri në vitin 2027, pasi preferon të bashkohet me skuadrën angleze gjatë kësaj vere.
Manchester City e ka mbyllur tashmë pjesën e marrëveshjes me futbollistin, ndërsa tani duhet të arrijë kompromisin përfundimtar me Lille. Negociatat po vijojnë dhe transferimi i Bouaddit në “Etihad” duket gjithnjë e më pranë finalizimit.
