LSDM: Asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk u përgjigj për helmimin e qytetarëve në Gostivar

LSDM-ja, duke reaguar për ndotjen e ujit në Gostivar, deklaron se i gjithë qyteti u helmua nga uji i kontaminuar dhe se mbi 4,700 qytetarë u shtruan në spital, ndërsa askush nga Qeveria nuk mbajti përgjegjësi.

Të lidhura

None found

“Mickoski i siguroi personalisht qytetarët se uji ishte ‘teknikisht i saktë’ dhe se mund të përdorej, kurse tani Klekovski pranon se në të kishte ‘shumë baktere dhe viruse të ndryshme’. Nëse uji përmbante shumë baktere dhe viruse të ndryshme, mbi bazën e cilës analizë Mickoski deklaroi se ai ishte teknikisht i saktë? Kush ua lejoi qytetarëve përdorimin e tij? Kush firmosi se uji ishte i sigurt? Ku ndodhet raporti zyrtar?”, pyesin nga LSDM-ja.

Sipas partisë, nuk u publikua as edhe një analizë që do t’i vërtetonte deklaratat e Mickoskit. “Duket se kësaj qeverie nuk i nevojitej as dokument, as analizë dhe as nënshkrim. Ishte e mjaftueshme që ‘eksperti’ Mickoski të deklaronte se uji ishte i saktë. Shëndeti i qytetarëve nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, theksojnë nga LSDM-ja.

“Nuk mund të ndodhë që 4,700 njerëz të përfundojnë në spital, një qytet i tërë të vihet në rrezik dhe institucionet të dështojnë, ndërsa përgjegjësi të mos mbajë askush. Bëhet fjalë për katastrofë shëndetësore dhe për kolaps të plotë institucional. Prokuroria Publike ka heshtur mjaft. Në vend që të shkojë në ekskursion, Saveski duhet të nisë menjëherë procedurë dhe të përcaktojë se kush nga Qeveria duhet të përgjigjet. Për helmimin e qytetarëve patjetër duhet të ketë përgjegjësi”, deklarojnë nga LSDM-ja.


Shtuar 10.08.2026 09:35

Tags:
matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdamabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio