Jeta jote kaq e pati/ Sherri mes të dënuarve në burgun e Fierit, zbardhet dëshmia e Denis Bajrit: Urdhrin për të më sulmuar e dha Ibrahim Lici…

I burgosuri Denis Bajri alias Brajovic, ka akuzuar kundërshtarin e të tij të përbetuar, të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije se në dëshminë e tij, Bajri tregon se Aldo Gjini ka kërkuar ta takojë dhe është paraqitur në qelinë e tij së bashku me Jurgen Zotajn.

Të lidhura

None found

Sipas Bajrit, gjatë takimit, Zotaj i ka dhënë një telefon, në linjë me Ibrahim Liçin. Ky i fundit, sipas dëshmisë së Bajrit, i ka drejtuar një kërcënim të drejtpërdrejtë.

“Jeta jote kaq e pati”, mësohet të ketë qenë mesazhi që, sipas Bajrit, Liçi i ka thënë në telefon. Më tej, Bajri pretendon se në ato momente Jurgen Zotaj ka tentuar ta sulmojë me thikë artizanale

“Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Erdhi në qelinë time bashkë me Jurgen Zotajn. Zotaj më dha një telefon; në linjë ishte Ibrahim Liçi. Liçi më tha në telefon: “Jeta jote kaq e pati”. Në ato momente, Zotaj tentoi të më sulmonte me thikë”, ka dëshmuar ai.

Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosi të përjashtojë 8 efektivë të policisë dhe t’i referojë në Prokurori për shpërdorim detyre.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Burgje është duke hetuar për të nxjerrë përgjegjësinë e punonjësve të policisë, të cilët kanë lejuar lëvizjet e të dënuarve dhe të paraburgosurve nga njëra godinë në tjetrën, si dhe faktin se ata kishin telefon, send rreptësisht të ndaluar në qeli.

Komisioni i Disiplinës urdhëroi masën e izolimit për 3 muaj për Gjinin dhe Zotajn. Aldo Gjini u transferua në Drenovë, ndërsa Zoto në burgun e Burrelit.


Shtuar 10.08.2026 09:26

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdamabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio