Si po përdoret inteligjenca artificiale nga gjermanët për organizimin e pushimeve

Planifikimi i pushimeve kërkon kohë, e cila shpesh mungon për shkak të ritmit stresues të përditshmërisë. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë qytetarë në Gjermani po përdorin inteligjencën artificiale (IA) për të organizuar udhëtimet e tyre dhe për të marrë ide të ndryshme.

Të lidhura

None found

Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër gjermanë i është drejtuar IA-së për të përzgjedhur destinacionin e udhëtimit ose vendin ku do të zhvillojë pushimet.

Rezultatet janë mbledhur përmes një ankete përfaqësuese ku morën pjesë rreth 1,000 persona mbi moshën 16 vjeç.

Inteligjenca artificiale përdoret edhe për aspekte praktike të udhëtimit. Sipas të dhënave, 19% e pjesëmarrësve e kanë shfrytëzuar atë për të gjetur akomodim, si edhe bileta avioni ose treni.

Ndër përdorimet e tjera është edhe përgatitja e listave të udhëtimit. Rreth 6% e të anketuarve thanë se kanë përdorur IA-në për të hartuar një listë me sendet që duhet të marrin me vete.

Ndërkohë, 5% e qytetarëve janë mbështetur te inteligjenca artificiale për këshilla rreth destinacionit, vaksinave dhe karakteristikave kulturore të vendeve që synojnë të vizitojnë.

Përdorimi i këtyre programeve vijon edhe pas mbërritjes në vendin e pushimeve. Rreth 17% e të anketuarve deklaruan se gjatë udhëtimit i kanë përdorur për të mësuar më shumë mbi ekskursione dhe aktivitete të ndryshme.

Rekomandimet për restorante përbëjnë një tjetër shërbim të kërkuar përmes IA-së. Të dhënat e sondazhit tregojnë se 21% e qytetarëve kanë kërkuar sugjerime të tilla nga programet e inteligjencës artificiale.

Fotografitë e realizuara gjatë pushimeve janë gjithashtu pjesë e përdorimeve të kësaj teknologjie. Rreth 25% e pjesëmarrësve thanë se kanë përdorur programe të IA-së për t’i përmirësuar fotografitë e udhëtimeve.

Rezultatet e anketës tregojnë se inteligjenca artificiale po shndërrohet gradualisht në një mjet të pranishëm në etapa të ndryshme të udhëtimit, duke nisur nga zgjedhja e destinacionit dhe rezervimet, e deri te planifikimi i aktiviteteve, gjetja e restoranteve dhe përpunimi i fotografive.(Dw)


Shtuar 10.08.2026 08:29

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomcasinolevant girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio