Operacioni për shuarjen e zjarrit në Krujë, ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe është intensifikuar që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e forcave tokësore dhe ajrore.
Si rezultat, situata po shfaq shenja përmirësimi.
Të lidhura
None found
Vatrat e zjarrit po kufizohen gradualisht, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e tyre dhe për të shmangur përhapjen e flakëve.
Në aksion janë përfshirë edhe shërbimet zjarrfikëse me forca tokësore, të cilat po ndërhyjnë drejtpërdrejt në zonat e prekura.
Autoritetet dhe ekipet operacionale vijojnë përpjekjet për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe rikthimin e situatës nën kontroll.
