Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë: Rama dorëhiqu, Shqipëria kërkon revolucion

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 72-të të saj. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar gjatë javëve në vijim me kërkesa të tjera politike.

Edhe gjatë protestës së 71-të, një ditë më parë, u dëgjuan thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë. Ndër sloganet e përsëritura nga protestuesit ishte edhe: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të shtuar pjesëmarrjen dhe presionin ndaj qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.


Shtuar 10.08.2026 07:38

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombycasino girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio