Me sloganin “nesër më shumë”, ka rënë sipari i protestës së 71-të të lëvizjes qytetare. Pjesëmarrësit nuk lëshojnë pe nga kërkesa thelbësore: dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit Edi Rama.
Teksa marshimi i radhës kundër ekzekutivit dhe kreut të qeverisë përparonte, turma e qytetarëve ka bërë një ndalesë simbolike përballë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Të lidhura
None found
Thirrja “Arrestoni Ramën!” u bë jehonë mes protestuesve, të cilët i bëjnë apel sistemit të drejtësisë që të nisin hetimet dhe të vënë para përgjegjësisë kryeministrin dhe funksionarët e tjerë që mbajnë barrën e korrupsionit dhe administrimit të dështuar.
Fillimisht e konceptuar si një reagim ndaj projektit për resortin turistik në Zvërnec, kjo lëvizje ka evoluar duke përfshirë tashmë një platformë të gjerë kërkesash politike.
