Një burrë rreth të 30-ave po lufton për jetën në spital, pasi dyshohet se u dhunua nga një grup me gjashtë persona në Liverpul të Anglisë.
Të lidhura
None found
Sulmi ndodhi pak para mbrëmjes jashtë një dyqani ushqimi në Park Road, në zonën Dingle. Policia bëri të ditur se gjatë ngjarjes është përdorur edhe një biçikletë elektrike, e cila më pas u sekuestrua nga autoritetet, sipas “The Sun”.
Pas plagosjes, burri u dërgua me urgjencë në spital, ku vazhdon të trajtohet në gjendje kritike.
Policia ka vënë në pranga dy adoleshentë në lidhje me rastin. Një 16-vjeçar nga Wavertree është arrestuar nën dyshimin për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa një 14-vjeçar nga Dingle dyshohet për plagosje me qëllim.
Të dy të miturit vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të rindërtuar plotësisht rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar personat e tjerë që mund të jenë përfshirë.
Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje, teksa po shqyrtohen regjistrimet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e personave që mund të kenë qenë dëshmitarë dhe provat forenzike.
