Video/ “Verë dhe Portokalle” ndez Kavajën, humor dhe muzikë në shëtitore

Shëtitorja e re e Kavajës u shndërrua në një arenë të madhe spektakli, pasi qytetarë dhe pushues të shumtë u mblodhën për të ndjekur programin “Verë dhe Portokalle”.

Të lidhura

None found

Mbrëmja tërhoqi të rinj, familje me fëmijë dhe të moshuar nga Kavaja, por edhe nga zonat përreth. Aktorët e njohur të “Portokallisë” sollën në skenë personazhet e tyre më të dashura, duke sjellë përmes batutave e ironisë situata dhe dukuri nga përditshmëria shqiptare.

Spektatorët e shoqëruan çdo numër artistik me të qeshura dhe duartrokitje, duke krijuar një atmosferë të veçantë gjatë gjithë shfaqjes. Për aktorët, kjo ndalesë në Kavajë konfirmoi edhe një herë se humori vazhdon të bashkojë një audiencë të gjerë, pa dallim moshe.

Turit veror “Verë dhe Portokalle” vijon në qytete të ndryshme të vendit, duke sjellë personazhet e njohura të ekranit dhe humorin në skena të hapura.

Pas Kavajës, spektakli do të ndalet në Kamëz, ku publiku do të mund të shijojë sërish një mbrëmje me humor, muzikë dhe argëtim pafund në shesh.


Shtuar 9.08.2026 21:08

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio