Shtohen helmimet ushqimore nga temperaturat e larta, Brataj: Ruani zinxhirin ftohës

Vala e temperaturave të larta gjatë ditëve të fundit ka sjellë një rritje të numrit të qytetarëve që i janë drejtuar shërbimeve mjekësore.

Të lidhura

None found

Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë paraqitur shqetësime gastrointestinale, të shkaktuara nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara në restorante dhe lokale të zonave bregdetare ku po kalojnë pushimet.

Sipas Skënder Bratajt, Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave, “17.4 % e personave që janë drejtuar në qendrat verore kanë pasur probleme gastrointestinale”.

Brataj u ka kërkuar subjekteve që ofrojnë shërbime në zonat bregdetare, por edhe në pjesë të tjera të vendit, të respektojnë kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore. Kjo vlen veçanërisht për restorantet dhe subjektet që tregtojnë mish e peshk.

“Ka shumë rëndësi zinxhiri ftohës. Pasi toksinat shtohen shumë shpejt në këto temperatura. Brenda 1-3 orë fillojnë të vjellat”, shprehet ai.

Në rastet e helmimit ushqimor, mjeku thekson se marrja e lëngjeve dhe rehidratimi janë thelbësore.

“Nga të vjellat e diarreja, humbim elektrolitet, të cilat duhen zëvendësuar, pasi dehidratimi shkakton pasoja të rënda në organizëm”, thekson Brataj.

Kujdes për ruajtjen e ushqimeve duhet të tregojnë edhe amvisat në shtëpi, veçanërisht kur përdorin produkte të ngrira ose ushqime që duhet të mbahen në një temperaturë të përcaktuar.


Shtuar 9.08.2026 21:08

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio