Zjarret përfshijnë disa provinca të Spanjës, evakuohen qindra banorë dhe digjen mbi 4 mijë hektarë

Flakët kanë përfshirë disa zona pyjore të Spanjës, duke detyruar qindra persona të braktisin banesat e tyre. Deri tani, sipërfaqja e djegur ka kaluar 4 mijë hektarë.

Të lidhura

None found

Provincat Huelva dhe Castellón janë ndër zonat më të prekura, ku ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencave po vijojnë përpjekjet për të frenuar zjarret.

Vatra e nisur të enjten e kaluar në Niebla, në perëndim të Seviljes, ka sjellë evakuimin e banorëve nga disa qendra të banuara, mes tyre Berrocal, El Membrillo, El Pozuelo dhe Marigenta.

Shërbimi Andaluzian për Luftën ndaj Zjarreve Pyjore (INFOCA) bëri të ditur se rreth 400 persona janë larguar nga zonat e rrezikuara, ndërsa flakët kanë përfshirë më shumë se 4 mijë hektarë.

Përgjatë natës, në operacionin për frenimin e zjarrit janë angazhuar rreth 150 zjarrfikës pyjorë.

Ministri rajonal i Presidencës, Shëndetësisë dhe Emergjencave në Andaluzia, Antonio Sanz, deklaroi se situata mbetet jashtëzakonisht e ndërlikuar edhe 48 orë pas shpërthimit të zjarrit.

Ai theksoi se ndryshimi i shpeshtë i drejtimit të erës, së bashku me prushin e ndezur që përhapet në zona të tjera, po e vështirëson punën e ekipeve të angazhuara.

Të dielën pritet të mbërrijë në Postën e Avancuar të Komandës në Niebla edhe zëvendëspresidentja e tretë dhe ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Sara Aagesen. Ajo do të takohet me drejtuesit e operacionit të emergjencës.

Një situatë po ashtu problematike është regjistruar në Castellón, ku zjarri në Tírig ka rikthyer në aksion avionët dhe helikopterët zjarrfikës.

Mjetet ajrore nisën ndërhyrjen që në orët e para të mëngjesit të së dielës. Një ditë më herët, autoritetet u kishin kërkuar rreth 700 banorëve të komunës Catí të qëndronin të izoluar në banesat e tyre.

Gjatë gjithë natës, rreth 200 efektivë kanë punuar në terren për të ndalur zgjerimin e flakëve. Detyra e tyre është komplikuar nga terreni i vështirë, si dhe nga prania e disa përrenjve dhe luginave.

Juan Carlos Valderrama, ministri i Emergjencave dhe Brendshme i qeverisë rajonale të Valencias, tha se zjarri ka përshkuar rreth 395 hektarë, brenda një perimetri prej 15 kilometrash.

Në operacionin e shuarjes janë përfshirë rreth 300 persona, 19 mjete ajrore dhe 50 njësi tokësore.

Autoritetet vlerësojnë se është ende shpejt të flitet për stabilizimin e situatës. Sidoqoftë, parashikimet meteorologjike për natën e ardhshme janë më të favorshme dhe mund të ndihmojnë punën e ekipeve të emergjencave.

Zjarri i Tírigut është njëri prej katër vatrave që shpërthyen të premten pasdite në zonat e brendshme të Castellón. Të dhënat paraprake tregojnë se në total ato kanë prekur rreth 244 hektarë.

Për shkaqet e zjarreve, autoritetet dyshojnë se mund të kenë ndikuar rrufetë e shoqëruara me stuhitë e së premtes. Hetimet po zhvillohen nga njësia mjedisore Seprona.

Në Sierra Engarcerán, në jug të Tírig, gjendja është përmirësuar dhe zjarri që nisi të premten është vënë nën kontroll.

Qendra e Koordinimit të Emergjencave të Komunitetit të Valencias njoftoi të dielën se kjo vatër kishte përfshirë rreth 45 hektarë brenda një perimetri prej 4 kilometrash.

Pas përmirësimit të situatës, autoritetet hoqën urdhrin për izolimin e zonës. Rreth 91 banorë të evakuuar u kthyen në banesat e tyre, ndërsa 11 persona që ishin strehuar përkohësisht në qendrën sportive Els Ibarsos u larguan nga objekti.

Ekipet e emergjencave po vijojnë mbikëqyrjen e territoreve të prekura, ndërsa autoritetet po analizojnë situatën për të shmangur riaktivizimin e vatrave.


Shtuar 9.08.2026 18:59

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ