“Më të padurueshme se vapa janë postimet për turizmin”/ Alfred Lela ironizon Edi Ramën dhe Jola Hysajn

Analisti Alfred Lela ka thumbuar publikimet në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama dhe Jola Hysajt lidhur me promovimin e destinacioneve turistike në Shqipëri.

Përmes një reagimi online, ai ka vënë në lojë mënyrën se si paraqiten peizazhet dhe udhëtimet, duke shprehur kritika për fotot dhe materialet e publikuara nga dy figurat publike.

Të lidhura

None found

“Edhe më të padurueshme se vapa këtë verë janë postimet e Edi Ramës dhe Jola Hysajt për destinacionet turistike. Të duket sikur liqenet akullnajore në Alpe dhe plazhin e Livadhit nuk i ka bërë Zoti, por ata me aplikacionin Rilindje 2.0!!! Lëre pastaj kur postojnë foto të marra në internet, hedhur nga guida apo alpinistë të ndryshëm, sikur janë ngjitur ata vetë, pavarësisht azmës e makiazhit të rëndë, deri te Buni i Jezercës! Give me a fucking break!”, shkruan Lela.

Analisti vijon ironinë duke pretenduar se mënyra e publikimit krijon përshtypjen sikur liqenet akullnajore të Alpeve dhe plazhi i Livadhit janë bërë të njohura prej tyre përmes aplikacionit “Rilindje 2.0”, dhe jo si pjesë e natyrës shqiptare.

Lela kritikon edhe përdorimin e imazheve të gjetura në internet, të cilat, sipas tij, publikohen në një mënyrë që lë të kuptohet se fotot janë realizuar nga vetë personat që i shpërndajnë.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ