Peci nga Kalludra: Kosova vijon të mbajë plagë të hapura dhe të presë drejtësinë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka ngritur shqetësimin për pasojat e luftës, veçanërisht për çështjen e personave të pagjetur dhe mungesën e drejtësisë për krimet e kryera.

Sipas tij, më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, familjet e të zhdukurve vazhdojnë të përballen me dhimbjen, pritjen e gjatë dhe shpresën për të mësuar fatin e të afërmve të tyre.

Të lidhura

None found

Peci ka deklaruar se Mitrovica është ndër qytetet që ka paguar çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës. Ai ka kujtuar edhe praninë dhe historinë shqiptare në veri, duke iu referuar varrezave shqiptare në këto troje.

Nga Kalludra e Zubin Potokut, ai ka përcjellë mesazhin se plagët e luftës mbeten ende të hapura, ndërsa Serbia, të cilën e cilëson gjenocidale, nuk ka kërkuar as falje.

Peci ka theksuar se e vërteta dhe gjurmët e krimeve nuk mund të zhduken, ndërsa familjarët e të pagjeturve, pas afër tri dekadash vuajtje, pritjeje, dhimbjeje dhe kërkimi, vazhdojnë të shpresojnë se një ditë do të mund të vendosin lule mbi varret e të dashurve të tyre.

Ai ka nënvizuar se dhimbja kërkon shërim, ndërsa krimet kërkojnë drejtësi.


Shtuar 9.08.2026 17:42

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ