Sezoni turistik shton fluksin e automjeteve në Morinë dhe Vermicë

Në kulmin e sezonit turistik, gjatë mesditës së sotme është regjistruar një lëvizje e lartë udhëtarësh dhe automjetesh në të dy krahët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në Morinë është konstatuar shtim i qytetarëve dhe mjeteve që hyjnë në territorin shqiptar. Sportelet po funksionojnë me kapacitet të plotë dhe, pavarësisht fluksit, deri tani nuk ka raportime për kolona të gjata apo vonesa të zgjatura.

Të lidhura

None found

Qarkullim i shtuar paraqitet edhe në pikën kufitare të Vermicës, në kahun drejt Kosovës. Pjesën kryesore të lëvizjeve e përbëjnë qytetarët kosovarë që kthehen pas pushimeve në bregdetin e Shqipërisë, si edhe pjesëtarët e diasporës që udhëtojnë drejt vendlindjes.

Drejt Kosovës po rikthehen gjithashtu qytetarët që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën ose disa ditë pushimi.

Numri i lartë i automjeteve ka rënduar edhe trafikun në Rrugën e Kombit. Qarkullimi mbetet veçanërisht i dendur përgjatë segmentit Tuneli i Kalimashit–Kukës–Morinë.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş