Pa konstituimin e Kuvendit, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje

Afatet për konstituimin e Kuvendit dhe ngritjen e institucioneve të reja po afrohen, duke e vendosur Kosovën përballë një gjendjeje të ndjeshme institucionale. Nëse legjislativi nuk konstituohet gjatë ditëve të ardhshme, vendi mund të hyjë në një proces tjetër zgjedhor.

Të lidhura

None found

Juristi dhe analisti politik Blerim Burjani ka deklaruar se dështimi për konstituimin e Kuvendit do ta çonte Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh.

“Në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve”, është shprehur Burjani, duke nënvizuar se zhvillimet varen tërësisht nga konstituimi i Kuvendit.

Nëse Kuvendi konstituohet, sipas tij, për formimin e institucioneve do të zbatohen afate të tjera.

“Nëse konstituohet Kuvendi, atëherë 25 ditë janë në dispozicion për t’u zgjedhur Qeveria dhe 60 ditë kohë për t’u zgjedhur presidenti”, ka thënë Burjani.

Image

Sipas vlerësimit të tij, alternativa më e favorshme për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është që së pari të mundësohet konstituimi i Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me formimin e Qeverisë.

“Kurtit i bie mirë me konstitu Kuvendin, pastaj Qeverinë, pastaj ka kohë që presidenti të zgjedhet”, ka deklaruar Burjani.

Ai ka shtuar se, nëse konstituimi i Kuvendit dështon edhe këtë herë, zgjedhjet e reja do të jenë e vetmja rrugë për vendin.

“Në të kundërtën, shteti shkon në zgjedhje automatikisht”, ka përfunduar Burjani.


Shtuar 9.08.2026 15:19

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibom güncel girişizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetjojobetmarsbahisJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş