Masakër mjedisore në Gjirin e Lalzit/ Ujërat e zeza derdhen në det, ndotet bregdeti në kulmin e sezonit

Një situatë shqetësuese mjedisore është konstatuar në Gjirin e Lalzit, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdhen drejtpërdrejt në det. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndotjen e bregdetit në një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit, ndërsa ky veprim vjen në kulmin e sezonit turistik.

 

Të lidhura

None found

 

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat.

Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis.

 

 

Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit. Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në nivelet më të ulëta.

Në vitin 2024, Serbia e kishte treguesin në rreth 15.5%, rreth 3 pikë përqindjeje më të lartë se Shqipëria. Diferenca është edhe më e madhe me vendet e Bashkimit Europian.

Mesatarja e BE-së arriti në 80.7% në vitin 2023, ose rreth gjashtë herë më shumë se niveli i Shqipërisë në të njëjtin vit.


Shtuar 9.08.2026 15:08

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş