Pediatria e Spitalit Rajonal të Vlorës po përballet me një shtim të vizitave, të ndikuar nga temperaturat e larta të verës dhe prania më e madhe e turistëve.
Të lidhura
None found
Mjekja e pavijonit, Rita Llanaj, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe paraqiten dhjetëra pacientë çdo ditë.
Në ditë kryhen rreth 70-80 vizita, ndërsa janë regjistruar edhe 35 shtrime. Rastet më të shpeshta lidhen me virozat sezonale, shqetësimet respiratore, alergjitë dhe pickimet e insekteve te fëmijët.
Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë fëmijë nga qytete të tjera, si edhe turistë që po pushojnë në Vlorë. Ata paraqiten me simptoma të ndryshme, të shkaktuara kryesisht nga nxehtësia dhe ekspozimi në mjedis.
Bluzat e bardha rekomandojnë që fëmijët të mos qëndrojnë në diell gjatë orëve të pikut. Nëse shfaqin temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje ose shenja të tjera shqetësuese, prindërit duhet të kërkojnë pa vonesë ndihmë mjekësore.
