Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se ka firmosur vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet më 18 tetor 2026.
Të lidhura
None found
Institucioneve përgjegjëse, Gashi u ka kërkuar që ta organizojnë procesin në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ndërkohë, kandidatëve dhe subjekteve politike u ka bërë thirrje që të paraqiten në garë me programe dhe ide.
“Qytetarët e Bërvenicës i ftoj që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil që do ta përcaktojë drejtimin e ardhshëm të komunës së tyre”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka theksuar gjithashtu se pret që zgjedhjet të shërbejnë si dëshmi e pjekurisë demokratike të institucioneve dhe qytetarëve.
