Hedhja e vezëve drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, gjatë seancës parlamentare, ka nxitur një reagim të ashpër nga këshilltari i tij, Hysamedin Feraj.
Të lidhura
None found
Në kritikën e tij, Feraj vuri në dyshim konsistencën politike të Kadriajt, duke sjellë në vëmendje angazhimin e saj të dikurshëm në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke e kontrastuar atë me qëndrimet e mëvonshme.
Ai theksoi veçanërisht marrëdhëniet e saj të ngushta me Milan Radojçiqin, të cilin e cilësoi një kriminel lufte, si dhe të ashtuquajturat “raporte” politike që, sipas tij, e lidhin Kadriajn me figurën e diskutueshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Feraj shkroi: “Gati e kishim harruar se Time Kadriaj ka qenë në UÇK-në, ndoshta sepse me vite të tëra ka bashkëpunu me kriminelët e luftës Milan Radojçiq.”
Këshilltari vijoi me një përshkrim të zinxhirit të ngjarjeve, duke thënë: “shefi i Timës e pat shpallë Radojçiqin Zot shpie në Kosovë, së paku në pjesën veriore, Qeveria e Albini e ndoqi me plumba, e shpalli në kërkim dhe të pandehur për krime lufte, Tima goditi Albinnin…”
Në ironinë e tij, Feraj la të nënkuptuar se injoranca nuk mund të jetë justifikim për këto lidhje: “Ndoshta të dy, Tima e shefi i saj muund të thotë se nuk e kan ditur se ka kryer krime lufte, sepse kur njeriu nuk do ta di në gjë ia arrin edhe këtij qëllimi.”
Reagimi i tij u mbyll me një pyetje retorike që vë në peshore të gjithë karrierën e deputetes: “E tani cillën veprimtari të Timës ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po e zgjat shumë?”
