Netanyahu refuzon planin amerikan për Gazën: Tërheqja izraelite kushtëzohet me çarmatimin e Hamasit

Izraeli ka hedhur poshtë propozimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për kalimin në fazën e ardhshme të marrëveshjes së paqes në Gaza, duke kërkuar që Hamasi të çarmatoset plotësisht.

Të lidhura

None found

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dokumenti amerikan me 15 pika nuk pranohet nga Izraeli. Ai shtoi se ushtria izraelite nuk do të largohet nga Gaza përpara përfundimit të çarmatimit të Hamasit.

Sipas Netanyahut, procesi duhet të jetë i vërtetë dhe të përfshijë çdo kategori armësh, nga armatimet e rënda deri te ato më të lehta.

Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez — as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, deklaroi ai.

Propozimi i administratës amerikane parashikon çarmatimin e Hamasit dhe të grupeve të tjera të armatosura në Gaza, me synimin për të mundësuar kalimin në një etapë të re të marrëveshjes së armëpushimit.

Hamasi, nga ana e tij, ka bërë të ditur se do ta pranonte marrëveshjen vetëm nëse Izraeli ndal sulmet dhe i tërheq trupat deri te “vija e verdhë”, e përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit të tetorit.

Forcat izraelite vijojnë të mbajnë nën kontroll më shumë se gjysmën e territorit të Gazës, kryesisht zonat lindore dhe jugore. Ndërkohë, Izraeli dhe SHBA-ja vazhdojnë konsultimet për planin, por palët ende nuk kanë gjetur dakordësi mbi tërheqjen izraelite dhe çarmatimin e Hamasit.


Shtuar 9.08.2026 13:53

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş