Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar në Facebook pamjet e largimit të banderolës me mbishkrimin “Free Ukraine”, pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd.
Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka theksuar se shtetësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se Prishtina do të reagojë në të njëjtën mënyrë sa herë që kjo shtetësi shpërfillet.
Të lidhura
None found
“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Sa herë që Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina do të përgjigjet gjithmonë njëjtë.
Ndjeshmëria dhe solidariteti ynë do të jenë përherë me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim. Ne, më shumë se shumë të tjerë, e dimë se çfarë nënkupton lufta për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.
Megjithatë, asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ngrihet duke përçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, ka shkruar Rama.
