Deklaratat e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Serbi ku tha se “nuk ka ndryshuar qëndrim për pavarësinë e Kosovës”, ka sjellë reagimin edhe të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka publikuar një video ku shihet momenti kur hiqet banderola gjigande me mbishkrimin “Free Ukraine”, e vendosur që prej nisjes së luftës, ku Rusia sulmoi Ukrainën.
Të lidhura
None found
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se kur Kosova nuk respektohet, komuna që ai udhëheq do të përgjigjet.
“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet gjithmonë njëjtë.
Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.
Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, shkruan kryetari i komunës së Prishtinës.
