Dy shpërthime tronditin Kolumbinë, një polic vritet nga droni me eksploziv

Dita e parë e Abelardo de la Espriella-s në krye të presidencës së Kolumbisë u shoqërua me dy sulme me eksplozivë.

Të lidhura

None found

Një efektiv policie mbeti i vrarë dhe disa persona të tjerë u plagosën. Pas ngjarjeve, kreu i ri i shtetit paralajmëroi se përgjegjësit nuk do të kenë ku të fshihen dhe do të përballen me ndëshkimin.

Shpërthimi i parë u regjistrua pranë qytetit Cali, në bashkinë Santander de Quilichao, ku lëndët plasëse shkatërruan një pikë pagese përgjatë autostradës Panamerikane. Dy punonjës sigurie morën plagë të lehta.

Ushtria e Kolumbisë bëri përgjegjës për këtë sulm disidentët e FARC-ut që veprojnë nën urdhrat e Iván Mordiscos, një nga guerrilasit më të kërkuar të vendit. Grupi i drejtuar prej tij u tërhoq nga marrëveshja historike e paqes e vitit 2016.

Afërsisht një mijë kilometra më në veri, në departamentin Cesar, një dron i ngarkuar me eksploziv goditi një komisariat, duke i marrë jetën një polici. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se kush qëndron pas këtij sulmi.

De la Espriella, i cili ka paralajmëruar mbylljen e negociatave të paqes dhe një ofensivë më të fortë kundër guerrilasve dhe trafikantëve të drogës, deklaroi se këto akte nuk do të kalojnë pa pasoja. Presidenti i ri merr drejtimin e Kolumbisë në një nga fazat më të dhunshme të dhjetëvjeçarit të fundit.


Shtuar 9.08.2026 13:35

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş