Pas qëndrimit të Zelenskyyt në Beograd, hiqet nga Prishtina mbishkrimi “Free Ukraine

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në një hapësirë publike në Prishtinë për të shprehur solidaritetin me Ukrainën, është hequr pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Beograd.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Zelenskyy përsëriti qëndrimin zyrtar të Kievit, duke deklaruar se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Të lidhura

None found

Heqja e mbishkrimit u bë publike nga Shpend Lila përmes një postimi në Facebook, të cilit i bashkëngjiti edhe pamjet filmike nga momenti kur ai po largohej.

Deklarata e presidentit ukrainas shkaktoi reagime në Prishtinë, ndërsa largimi i mesazhit “Free Ukraine” u konsiderua një veprim simbolik në kuadër të debatit të nxitur.

Që nga fillimi i agresionit rus, Kosova është renditur ndër vendet që i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Ukrainës, duke dënuar pushtimin dhe duke shfaqur solidaritet me popullin ukrainas.

Megjithatë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, pozicion që Zelenskyy e rikonfirmoi edhe gjatë vizitës së tij në Beograd.


Shtuar 9.08.2026 13:07

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş