Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Serbi, duke theksuar se ajo duhet parë në rrethanat e luftës ekzistenciale me të cilën përballet Ukraina.
Të lidhura
None found
Sipas Bushatit, ndonëse askush nuk priste ndonjë përparim të rëndësishëm nga kjo vizitë, kreu i shtetit ukrainas mund të kishte shprehur më shumë mirënjohje për partnerët e Ukrainës në Evropën Juglindore, mes tyre edhe Kosovën.
“Vizita e Volodymyr Zelenskyy në Serbi duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraina. Askush nuk priste ndonjë përparim të madh. Megjithatë, Volodymyr Zelenskyy mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e Ukrainës në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukrainës”, ka shkruar Bushati në X.

