Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e 70-të të rezistencës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Nga pjesëmarrësit dëgjohen thirrje kundër qeverisë, ndërsa slogani kryesor është: “Rama, jep dorëheqjen!”.
Pas tubimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Atje ata do të vazhdojnë protestën dhe kërkesat për largimin e kryeministrit.
Të lidhura
None found
Sipas organizatorëve, qëndresa qytetare nisi si reagim ndaj projektit për ngritjen e një resorti turistik në Zvërnec. Më pas, protesta u kthye në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.
Pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime të thella në planin politik dhe institucional, përfshirë largimin e asaj që ata e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”. Edhe pas 70 ditësh, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Edi Ramës dhe ndryshimi i modelit të tanishëm të qeverisjes. Vëmendja tashmë është përqendruar te marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku protesta do të vijojë.
