Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, të enjten në mbrëmje, është ndaluar një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).
Të lidhura
None found
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila njoftoi se personi është nga Kosova dhe është marrë në pyetje. Policia sqaroi se intervistimi i tij nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai do të dërgohet në mbajtje.
Ndërkaq, një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilin e posedon transmetuesi publik, tregon se më 6 gusht 2026 është nxjerrë vendimi për t’ia hequr shtetësinë e Republikës së Kosovës Vido Gjuriqiqit, të lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.
Në vendimin e MPB-së thuhet se Gjuriqiq ka pasur njëkohësisht shtetësinë e Kosovës dhe atë të Republikës së Serbisë.

Si arsyetim për këtë masë, dokumenti thekson se Gjuriqiq “është anëtar i forcave policore të një shteti tjetër”, pa e pasur pëlqimin e institucionit kompetent.
MPB-ja vlerëson se një veprim i këtillë ndërlidhet me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.
