Angellov: Cilësia e ujit në Gostivar është përmirësuar ndjeshëm, por ndalesa për konsum mbetet në fuqi

Situata me ujin në Gostivar po shkon gradualisht drejt stabilizimit, ndërsa prania e baktereve është reduktuar në masë të konsiderueshme. Megjithatë, uji vazhdon të mos jetë i përshtatshëm për konsum, ndaj ende ndalohet pirja dhe përdorimi i tij për përgatitjen e ushqimit.

Të lidhura

None found

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari është institucioni që duhet të vërtetojë nëse uji është i sigurt për t’u pirë.

Angellov bëri të ditur se analizat e fundit tregojnë rezultate shumë më të mira krahasuar me testimet e mëparshme dhe se gjendja është përmirësuar dukshëm. Sipas drejtorit të DMSH-së, nevojitet ende kohë përpara se uji të shpallet i pastër dhe i lejueshëm për konsum. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do ta marrë këtë vendim pasi të konstatojë se uji në Gostivar është i pastër për pije si nga aspekti kimik, ashtu edhe nga ai bakteriologjik.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetour servicesmarsbahiscasibomvbettr girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş