Kristjan Sterjo është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, krim i rëndë që ndodhi sot në lagjen nr. 14 të Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se Sterjo dyshohet se e qëlloi viktimën për vdekje me armë zjarri.
Të lidhura
None found
Policia e ka shpallur të dyshuarin në kërkim dhe po kryen kontrolle, ndërsa në disa zona janë ngritur postblloqe për ta lokalizuar dhe arrestuar.
Grupi hetimor po mbledh edhe regjistrimet e kamerave të sigurisë pranë vendit të krimit. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrjedhën e ngjarjes dhe motivin e saj.
