Ronald Araujo do të largohet sot nga Barcelona për të hapur një etapë të re në Ligën Premier, pasi gjatë turneut në Udine nuk kishte më vend në planet e klubit katalanas.
Të lidhura
None found
Barcelona dhe Liverpooli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e mbrojtësit uruguaian te skuadra angleze. Në marrëveshje është përfshirë edhe mundësia që klubi nga “Anfield” ta blejë përfundimisht lojtarin në mbyllje të sezonit.
Ky transferim është cilësuar si një nga surprizat më të mëdha të afatit kalimtar veror, duke pasur parasysh se Araujo kishte qenë ndër figurat kryesore të mbrojtjes së Barcelonës në vitet e fundit.
Gazeta Mundo Deportivo raporton se opsioni i blerjes është vendosur në favor të Liverpoolit.
Pas përfundimit të sezonit, klubi anglez do të vendosë për të ardhmen e Araujos, duke u bazuar në paraqitjet e tij dhe në vlerësimin e stafit teknik e të drejtuesve nëse duhet të mbahet në mënyrë të përhershme.
Shuma e parashikuar në këtë opsion fillimisht nuk ishte publikuar. Megjithatë, burime pranë bisedimeve kanë konfirmuar se Liverpooli duhet t’i paguajë Barcelonës 55 milionë euro, nëse zgjedh ta blejë përfundimisht mbrojtësin.
Për këtë arsye, marrëveshja nuk përbën thjesht një huazim njësezonal. Nëse uruguaiani bind me paraqitjet e tij në Angli dhe fiton besimin e drejtuesve të Liverpoolit, kalimi mund të bëhet permanent për 55 milionë euro.
